Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Zyrtari austriak kritika Ruçit: Luftoni drogën, krimin dhe papunësinë e të rinjve

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me kryetarin e Nënkomisionit për BE-në në Parlamentin e Austrisë, Reinhold Lopatka. Gjate diskutimeve, zyrtari i larte ka shprehur rezerva për përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe papunsinë e lartë të të rinjve.

“Shkëmbyem disa pikëpamje me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë,  Gramoz Ruçin: Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë shumë të mira. Megjithatë, Shqipëria përballet me sfida të mëdha si trafikimi i drogës, krimi, korrupsioni dhe papunësia e lartë e të rinjve”, shkruan ai në një postim në Tëitter.

Në këtë vizitë Kryetari i Kuvendit shoqërohet  nga Kryetari i grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla, deputeti Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo.

Vendimi për hapjen e negociatave pritet të shtyhet për në Shtator dhe shteteve që kanë dyshime për progresin e Shqipërisë u është shtuar tani më edhe Austria.

Të fundit