Flash News

KRYESORE

‘Negociatori’ Artan Hoxha: “Mos u ngutni, shefi i Kelit ka pas thënë: Me qetësi dhe dashuri”

Gazetari Artan Hoxha, i cili zhvilloi një takim me Klement Balilin një natë para se të dorëzohej është shprehur se ai nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria gjate kohes qe ishte ne kerkim.

Në një status në ‘Facebook’, Hoxha shprehet i kënaqur që arriti të takonte të shumë-kërkuarin mbremjen e se henes, pa dhene detaje per vendin.

“Kur ndodhesh në kohën dhe vendin e duhur para gjithë ketyre që e kërkonin ‘Eskobarin e Ballkanit’”, shkruan Hoxha.

Statusi i plotë:

Si ka qene ajo shprehja popullore:"E kapa po s'me leshon"....

Megjithate mos u ngutni, SHEFI i Kelit ka pas thene:"Me qetesi dhe dashuri"...

Ndersa ata te "Rruges se Elbasanit" e mbyllen prape deklaraten e radhes sot, me pyetjen:

Kush e ka radhen????!!!!

Prej 10 majit 2016, e deri sot ne mengjes 15 janar 2019, Kelmend Balili apo i quajturi Eskobari i Ballkanit, u kthye ne njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, Greqi, dhe 10 vende te tjera te BE. Policia e shtetit, prokuroria e krimeve te renda, SHIK-u, Interpoli madje dhe DEA Amerikane vet deshtuan ta arrestonin ne dhjetera operacione per me shume se 2 vite e 8 muaj arrati. Dhe per gjate gjithe kesaj kohe ai nuk eshte larguar asnje dite te vetme nga Shqiperia.....

Kur ndodhesh ne kohen dhe vendin e duhur para gjithe ketyre qe e kerkonin Eskobarin e Ballkanit....

Të fundit