Flash News

KRYESORE

Nën hetim për abuzim me tenderat? Manjani: Jam informuar nëpërmjet medias. Nuk di asnjë gjë zyrtare

Nën hetim për abuzim me tenderat? Manjani: Jam informuar

Pas arrestimeve të ndodhura në ministrisë e Drejtësise, lidhur me abuzimet në tendera, ku në verifikim janë dhe dy ish-ministra, ka reaguar Ylli Manjani.

I ftuar në emisionin KAPITAL në Vizion Plus, ai u shpreh se pret që e gjithë ngjarja të hetohet dhe personat përgjegjës, të vihen përpara përgjegjësisë.

"Për këtë çështje jam informuar si i gjithë publiku, përmes medias. Nuk di asnjë gjë zyrtare. Aq sa dini ju di edhe unë. Deri tani nuk kam folur për këtë çështje sepse do dukej sikur ishte problem im. Ky nuk është problem im. Eshtë një çështje e kotë, një histori e stisur.

Në cilën studio lajmesh të shkoj të jap shpjegime? Eshte një çmenduri, një stisje, për të treguar se të gjithë këtu janë njësoj. Nuk e përjashtoj as qasjen se kjo që po ndodh mund të jetë sulm ndaj LSI. Kjo është një syndromë që vjen nga shoqëria komunsite kur bëheshin gjyqe popullore", u shpreh ai.

Ish-ministri i drejtësisë ka folur edhe për protesten e opozites. Sipas Manjanit tubimi i 16 shkurtit nuk do të sjellë ndonjë ndryshim.

Të fundit