Flash News

KRYESORE

Nën presion nga opinioni publik dhe mediat, deputetet e PS reagojnë për Xhisielën: T’i shkohet deri në fund hetimit

Nën presion nga opinioni publik dhe mediat, deputetet e PS reagojnë

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste ka reaguar për çështjen e Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar nga djali i kolegut të tyre, Rrahman Rraja.

Pas presionit të vazhdueshëm nga opinioni publik dhe mediat për heshtjen që po mbanin përballë këtij skandali, deputetet e PS kanë publikuar sot një deklaratë ku dënojnë dhunën dhe kërkojnë hetimin deri në fund të kësaj çështje.

Deputetet e PS kanë dalë gjithashtu në mbrojtje të kryetarit të tyre në Grupin Parlamentar, Taulant Balla, duke i konsideruar sulme të shëmtuara politike akuzat që hidhen mbi të për këtë çështje.

“Sulmi ndaj Taulant Ballës është i neveritshëm”, Rama në krah të deputetit të PS për çështjen e Xhisielës

Reagimi i deputeteve të PS:

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste dënon çdo lloj forme dhune dhe mbështet e inkurajon institucionet përkatëse në kryerjen deri në fund të të gjitha procedurave të nevojshme për nxjerrjen e përgjegjësive dhe ndërshkimin ligjor të përgjegjësit për dhunën e ushtruar mbi vajzën Xh.M.

Grupi i Grave Deputete të PS ka në prioritet të punës ndër të tjera edhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe mbrojtjen e viktimave të saj. Ne kemi një qëndrim të palëkundur kundër çdo rasti dhe forme të dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë edhe abuzimin për qëllime politike me viktimat e dhunës.

Ashtu siç mbështesim dhe inkurajojmë organet kompetente të shkojnë deri në fund të hetimit e të ndëshkimit të këtij rasti, dënojmë publikisht sulmet e shëmtuara politike dhe mediatike ndaj Policisë së Shtetit apo kryetarit të grupit tonë parlamentar.

Duke e përshëndetur deklarimin publik të qëndrimit solidar ndaj vajzës së dëmtuar, nga ana e kolegeve tona të opozitës, u bëjmë thirrje atyre të ndikojnë në ndalimin e keqpërdorimit publik të vajzës për motive politike. Shpifjet dhe gënjeshtrat me të cilat opozita po përpiqet të ngarkojë opinionin publik, janë dhunë publike ndaj vajzës, e cila meriton drejtësi dhe vetëm drejtësi!

Të fundit