Flash News

KRYESORE

Nëna denoncon në polici: Vajza 16-vjeçare më ka ikur pa leje nga shtëpia, punon në disko

Nëna denoncon në polici: Vajza 16-vjeçare më ka ikur pa

Një grua ka denoncuar në policinë e Sarandës largimin nga banesa të vajzës së saj 16-vjeçare. Denoncuesja, banuese në fshatin Bishan, Vlorë, ka deklaruar në polici se vajza me inicialet E.T. ndodhet në Sarandë pa lejen e saj dhe madje se punon në një disko.

“Vajza ime 16 vjeçe më ka ikur nga shtëpia pa leje. Rri në shtëpinë e motrave të mia. Kam frikë për të, është e vogël. Madje më kanë thënë që punon në një disko”, ka thënë e ëma e vazjës.

Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vajzës.

Të fundit