Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
“Nëna dhe vëllai im me probleme mendore jetojnë në Selenicë”, aktivistja denoncon sjelljen e mjekëve: Nuk japin rekomandime dhe kërkojnë ryshfet
Ngjarja e rëndë e së premtes pasdite, ku Ridvan Zykaj vrau 8 persona të fisit të tij ka sjellë në vëmendje të publikut pyetjen se sa të angazhuar janë institucionet përgjegjëse për trajtimin e kësaj shtrese të shoqërisë.
Ndonëse nuk është konfirmuar nëse 24-vjeçari vuan nga problemet mendore, aktivistja e shoqërisë civile, Rezearta Çaushaj ka hedhur akuza ndaj Spitalit Psikiatrik të Vlorës, drejtuesit e së cilës sipas saj i neglizhojnë rastet ose kërkojnë rryshfet.
Dhe për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt, Çaushaj ndan me publikun rastin e vëllait dhe nënës së saj, të cilët si për rastësi jetojnë në Selenicë të Vlorës, aty ku ndodhi masakra e dy ditëve më parë.
“Rasti konkret bën fjalë për gjendje të rënduar akute të sëmundjes mendore, për të cilët parashikohet ligjërisht trajtimi në spital. Përkujdesja nga shtëpia nuk është veçse një gjilpërë qetësuese që e vendos të sëmurin në gjumë rëndom. Ajo nuk merr parasysh asnjë rrethanë familjare, veç faktit që shteti paguan një kujdestar dhe ai duhet të përballojë çdo situatë të mundshme”, sqaroj ajo duke shtuar:
“Alternativa që ofrohet është që familja ta çojë të sëmurin te Qëndra Ditore, ku ai ta kalojë ditën duke fjetur pasi i është bërë qetësues. Nëse i sëmuri nuk pranon të shkojë atje vullnetarisht, asnjë ndihmë nuk i ofrohet familjes nga shteti. Nga ana tjetër, Qëndra Ditore, e programuar për persona me potencial riintegrimi në shoqëri, përdoret rëndom për të rekomanduar pacient me stad të avancuar të sëmundjes”.
Në statusin e saj, përmenden me emra edhe mjekët të cilët kërkojnë ryshfete ndërsa thekson se të sëmurit mendor nuk dalin dot t'i thurin elozhe qeverisë në TV duke akuzuar institucionet përkatëse.
Statusi i plotë:
Nuk para qaj hallet e mia në facebook, por përveç ferrit që kemi kaluar dy javët e fundit si familje, njerëzit duhen ndërgjegjësuar me anë të situatave reale.
Jo më shumë se një javë më parë, doktoreshë Shqiponja Rrapaj, iu drejtua motrës sime me fjalët "Do të të nxjerr për leçkash përjashta!", kur për të mijtën herë kërkuam shtrimin e vëllait për arsye të sëmundjes mendore të avancuar dhe tendencës për të dëmtuar shëndetin e vet.
E kërkuam të pajisur me rekomandim të mjekut të familjes dhe mjekut të Qëndrës Komunitare të Shëndetit Mendor, pasi nëna jonë, njëkohësisht kujdestarja, pësoi goditje cerebrale. Për shkak të stresit ishte diagnoza e saj. Ligjërisht këto rekomandime mjaftojnë.
Ironikisht, ngjarja e ndodhur në fshatin Selenicë të Vlorës, ku një i ri vrau 8 të afërm hapi, midis të tjerash, një debat mbi kujdesin që shteti tregon për personat me sëmundje të shëndetit mendor.
I njëjti debat u hap dy vjet më parë ku një person me histori të shëndezit mendor i preu kokën një fëmije 9 vjeç.
Jo rastësisht, debati përqëndrohet vetëm në rastet kur i sëmuri shfaq njëkohësisht edhe sjellje agresive apo të dhunshme, pasi shoqëria ndihet e kërcënuar veçanërisht nga kjo kategori.
Opinionet apo analizat janë nga kënde të ndryshme, por më i fundit që dëgjova ishte z. Skerdi Zykaj, psikolog me profesion, në një intervistë te televizioni FaxNeës.
Ai tha se e gjithë shoqëria duhet të angazhohet në përkujdesin ndaj personave të shëndetit mendor (ndonëse vrasësi nuk është klasifikuar me të tilla probleme ende).
Nga eksperienca ime me 2 familjar me probleme të shëndetit mendor më duhet të them se pohime apo citime të formulave të tilla të gatshme në kontekstin tonë nuk vlejnë fare.
PËRKUJDESJA E PERSONAVE ME PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR ËSHTË BARRË E FAMILJES. PIKË.
Nëse ndodh të përplasësh kokën në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, siç i ndodh rëndom familjes sime, të përcjellin duke të kujtuar rregulloren për përkujdesjen nga shtëpia të pacientit.
Por rasti konkret bën fjalë për gjendje të rënduar akute të sëmundjes mendore, për të cilët parashikohet ligjërisht trajtimi në spital. Përkujdesja nga shtëpia nuk është veçse një gjilpërë qetësuese që e vendos të sëmurin në gjumë rëndom. Ajo nuk merr parasysh asnjë rrethanë familjare, veç faktit që shteti paguan një kujdestar dhe ai duhet të përballojë çdo situatë të mundshme.
Qasja është "Merr këto 100 mijë lekë (duke korruptuar anëtarët e komisionit) dhe mos u duk më!" Nëse nuk gjenden persona të aftë fizikisht a mendërisht për përkujdesje, nëse familja është e paaftë të përkujdeset për familjarin e sëmurë për shkak të rrethanave të jetës apo për përkujdesin e veçantë që ai kërkon, personi është në mëshirë të fatit. Po ashtu edhe familja. Nëse familja ka dy persona të sëmurë, kujdestaria jepet vetëm për njërin.
Përkujdesja nga shtëpia nuk merr parasysh situatat familjare me më shumë se një person me probleme të shëndetit mendor apo si ndikon kjo te gjendja e pacientit (të mos flasim për gjendjen e familjes).
Alternativa që ofrohet është që familja ta çojë të sëmurin te Qëndra Ditore, ku ai ta kalojë ditën duke fjetur pasi i është bërë qetësues. Nëse i sëmuri nuk pranon të shkojë atje vullnetarisht, asnjë ndihmë nuk i ofrohet familjes nga shteti. Nga ana tjetër, Qëndra Ditore, e programuar për persona me potencial riintegrimi në shoqëri, përdoret rëndom për të rekomanduar pacient me stad të avancuar të sëmundjes.
Ato aktivitetet për riedukimin e shkathtësimin e pacientit tingëllojnë bukur në letër. Nuk ka asnjë klasifikim mbi llojin e sëmundjes, nivelin e përkeqësimit, agresivitetin që mund të drejtohet ndaj të tjerëve apo ndaj vetes. Shumicës së pacientëve iu refuzohet shtrimi me arsyen se nuk kanë agresivitet, por agresiviteti përcaktohet nga doktorët.Nëse i sëmuri minimalisht nuk zhdëp njeri në dru, doktorët përfitojnë për ta quajtë parrezikshëm.
Nëse ai ka tendenca të dëmtojë shëndetin e vet Zoti e ruajtë!
Nëse është e pamundur që ai të jetojë në familje, ai i lihet në ngarkim familjes gjithsesi. Sikur të mos mjaftonte ligji dhe rregullorja problematike, një pjesë e mjekëve ose janë neglizhent ose kërkojnë rryshfet për shërbimin.
Doktoresha Rrapaj, e cituar më lartë, është kapur në aferë rryshfeti si kryetare komisioni para pak vitesh dhe u lirua nga detyra për pak kohë. Ajo është rikthyer në detyrë dhe vazhdon abuzimin, paçka se ka dal edhe në pension. Doktoreshë Diana Brahimuço po ashtu u kap nga emisioni Fiks në vitin 2012. Jo vetëm e kanë rikthyer, por e kanë ngritur në detyrë.
Fati i të sëmurit dhe të afërmve, e pohoj me gjithë përvojën 30 vjeçare të familjes sime, është rëndom në duar të doktorëve të tillë. Ato janë të afta të refuzojnë trajtimin me shtrim të pacientit, ndonëse i nevojshëm, edhe për arsyen e pathënë se ky i fundit nuk kujdeset dot për veten. Pra, kërkohen pacient me diagnoz skicofrenie me standarde, jo dosido. Nuk po flas për konfliktet që hapin, mungesën e korrektesës apo fyerjet se kur e di që je në dorë të tyre, nuk i llogarit fare.
Nëse do të përfillesh apo jo, do të varet vetëm dhe vetëm nga ata pak njerëz të mirë e profesionist që do të takosh (kam në mendje doktoreshë Jonën, Lauretën dhe doktor Stilianon). Mundësitë e tyre janë të kufizuara e shpesh të paefektshme përballë kolegëve të tyre me pozicion e miq "të fortë", por lehtësimi i përkohshëm të vjen vetëm prej tyre. Është lehtësimi që të ofron humanizmi dhe solidariteti njerëzor. Ai që mungon në këtë histori është shteti. Ai nuk gjendet gjëkundi.
Sepse të sëmurit mendor nuk dalin dot t'i thurin elozhe qeverisë në TV. Ata jetojnë më shumë brenda mendjes së tyre.
PS: Historia e familjes sime nuk është histori e veçantë për nga natyra e trajtimit që i bëhet. Pozicioni i saj rëndohet ndoshta nga fakti se kemi dy të sëmurë, por është historia e çdo familjeje që ka persona me sëmundje të shëndetit mendor mes tyre në Shqipëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
