Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nëna e 14-vjeçares tregon si zbuloi skandalin: Çfarë i shkruante mësuesi vajzës sime
Nëna e 14-vjeçares që dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj kujdestar, tregon se si e ka zbuluar skandalin. Ajo tregon në detaje si zbuloi se vajza e saj ishte ngacmuar seksualisht dhe si kishte vendosur ta provonte deri ku shkonte abuzimi. Alba Hyka thotë se ka nisur të dyshojë kur ka parë që e bija sa vinte e mbyllej më shumë në vete dhe kthehej nga shkolla vazhdimisht e shqetësuar. Ajo ka vendosur të flasë hapur me të bijën një javë më parë, duke këmbëngulur që t’i tregonte të vërtetën se çfarë i kishte ndodhur.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, nëna e 14-vjeçares tregon se mësuesi e ka ngacmuar vajzën e saj në shkollë, me mesazhe në Facebook, madje edhe i ka bërë presion gjatë orëve të mësimit që ajo të mos tregonte asgjë në shtëpi. “Duke qenë se duhej një fakt për të provuar atë që kishte bërë, qoftë për mua, qoftë edhe për Policinë, që të besoja edhe unë që ai nuk kishte shkuar deri në ekstrem, i kërkova vajzës që t’i shkruante”, tregon nëna e vajzës.
Ajo shpjegon se e bija e kishte bllokuar në Facebook mësuesin e saj kujdestar, pasi ai i shkruante vazhdimisht mesazhe. Por pasi i ka treguar se çfarë i kishte ndodhur, Alba Hyka shprehet se i ka thënë vetë vajzës që ta zhbllokonte dhe t’i shkruante një mesazh, në mënyrë që përgjigjen e tij ta kishin si provë për ta dorëzuar në polici. Në momentin që mësuesi është përgjigjur, atëherë nëna dhe vajza kanë fotografuar mesazhin, si edhe mesazhet e tjera të mëparshme e i janë drejtuar policisë, ku kanë denoncuar ngjarjen.
Kur e keni mësuar se çfarë i kishte ndodhur vajzës suaj?
Para rreth një jave. Kam filluar të dyshoj vetë, pasi vajza ishte e shqetësuar kur vinte në shtëpi. Ishte ndryshe, sillej ndryshe, jo si zakonisht. Ajo është edhe natyrë e mbyllur. U mbyll edhe më tepër pas asaj që i ndodhi.
Për këtë arsye nisa të dyshoj. Ju tregoi vetë vajza?
Po, më tregoi vetë. Ditën e enjte më tregoi. Të enjten e javës së kaluar. Më ka thënë që mësuesi kujdestar e ka ngacmuar.
Ku e kishte ngacmuar, në shkollë?
Po, po, në shkollë. Por edhe në Facebook. Vajza kishte Facebook, por i kishte bërë bllok mësuesit të saj vetëm për këtë arsye, sepse ai e ngacmonte. Madje edhe i kishte bërë presion vajzës, në mënyrë që të mos na tregonte gjë se çfarë i kishte ndodhur. Ai kishte atë mënyrën e vet të presionit.
Ushtronte presion ndaj saj gjatë gjithë kohës, edhe gjatë orëve të mësimit. Po më pas si vepruat?
Ne na duhej një provë që ta dorëzonim në polici. Duke qenë se vajza e kishte bllokuar në Facebook, i thashë që duhej ta zhbllokonte dhe t’i shkruante një mesazh, që të prisnim përgjigjen e tij.
Çfarë mesazhi i dërgoi vajza?
Atë që i thashë unë. I thashë që t’i shkruante që prindërit nuk dyshojnë se ai e kishte ngacmuar dhe të prisnim se çfarë do të shkruante ai. Me sa duket, edhe ai do ta ketë pyetur në shkollë nëse kishte treguar gjë në shtëpi apo jo. Pasi kaloi njëfarë kohe, erdhi edhe mesazhi i tij. “Më hoqe një hall të madh, më qetësove”, i ka shkruar. Unë këtë mesazh kisha pritur, që të kisha një fakt për veprimet që ai kishte bërë me vajzën dhe t’i dorëzoja në polici. Ndryshe do shkoja të bëja ankesën dhe pa prova mbase edhe mund të mos pranohej.
Vajza ju ka thënë që mësuesi vetëm e ka ngacmuar, apo mund të ketë bërë edhe diçka më shumë?
Jo, vetëm që e ka ngacmuar. Por duke qenë se duhej një fakt për të provuar atë që kishte bërë, qoftë për mua, qoftë edhe për Policinë, që të besoja edhe unë që ai nuk kishte shkuar deri në ekstrem, i kërkova vajzës që t’i shkruante atë që ju thashë. Por nga ana tjetër, prova më duhej që ai të mos dilte i larë nga kjo histori. Arsyeja tjetër ishte që siç e kishte bllokuar në Facebook, ta zhbllokonte, në mënyrë që t’i jepte atij të kuptohej që gjendja ishte po njëlloj dhe nuk kishte asnjë dyshim nga ne si prindër. Mesazhi i tij në fakt erdhi pas disa orësh. Sepse ai kishte oraret e veta që i kishte vënë, siç më thoshte vajza. “Aman se më qetësove, se po më ikte mendja nga i gjithë ky stres”, pak a shumë kështu ishte mesazhi. Janë të shkruara të gjitha, se edhe unë nuk i mbaj mend të gjitha mesazhet.
Ju i keni dorëzuar të gjitha mesazhet në polici?
Po. Janë të gjitha të shkruara. Bisedat ne i kemi fotografuar dhe i kemi dorëzuar si provë në polici. Nuk i mbaj mend pikë për pikë se çfarë ka shkruar, por i kemi dërguar të gjitha në polici.
E mësuat se mësuesi është pezulluar nga puna?
Po që është pezulluar po, kjo është më e pakta. Nuk është vetëm pezullimi. Policia duhet të bëjë edhe veprime të tjera. Ai duhet dënuar për atë që i ka bërë vajzës sime.
Mësuesi i ka mohuar akuzat në polici. Jeni në dijeni?
Po normalisht që ai do t’i mohonte. Ishim të përgatitur për këtë, prandaj edhe kërkuam që të kishim prova për ato që do të deklaronim në polici.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38