Flash News

KRYESORE

Nëna e kryeministrit ndahet nga jeta, kush ishte Aneta Rama (Koleka)

Nëna e kryeministrit ndahet nga jeta, kush ishte Aneta Rama (Koleka)

Sot, kryeministri Edi Rama ndau me të gjithë lajmin e trishtë, të ndarjes së nënës së tij nga jeta.

Teksa e cilësoi si ‘drita dhe guri këndor i shtëpisë’ ku u rrit bashkë më vëllain, Olsin, Rama shkroi se do t’i mungojë shumë.

Po, kush ishte Aneta Rama?

Aneta Koleka, mbiemri i vajzërisë, lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate të mira.

Origjina  (Koleka) ishte nga Vunoi, mbesë e Spiro Kolekës, ish-anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Në një intervistë, Rama duke folur për origjinën e prindërve pati treguar se  nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika

Aneta ishte dhe një sportiste në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emër të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961.

Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Dr.Aneta më vonë ka punuar në Tiranë duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike.

Me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“ .

U martua me Kristaq Ramën , skulptorin e njohur Kristaq Rama me të cilin pati dy fëmijë, Edi dhe Olsi Ramën.

Të fundit