Flash News

KRYESORE

Nëna me AH1N1 dhe një nga binjakët humbën jetën, shefja e reanimacionit jep detaje mbi ngjarjen

Nëna me AH1N1 dhe një nga binjakët humbën jetën, shefja

Shefja e reanimacionit në Senatoriumin e Tiranës, Alma Cani, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me rastin e gruas 36-vjeçare e prekur nga AH1N1, e cila humbi jetën pas lindjes së parakohshme të binjakëve në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Cani shprehet se gruaja është paraqitur në spital më 9 shkurt me simptoma të gripit AH1N1dhe është futur në terapi intensive, ndërkohë që ishte 31 javëshe shtatzënë.

Ajo shpjegon se situata ishte e vështirë në momentin e ardhjes dhe mjekët u detyruan të bënim lindjen e parakoshme të binjakëve, ku për fat të keq, njëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë, përpjekjet për trajtimin e 36-vjeçares me antibiotikë ishin të larta por ajo nuk mundi ta kalonte gjendjen dhe më 25 shkurt ndërroi jetë.

"Ndjehem e keqardhur për humbjen pasi është jeta e njeriut ësht ajo që vlen më shumë. Fëmija tjetër për fat të miorë është në gjendje të mirë shëndetësore. Rastet që kanë ndërruar jetë kanë qenë raste me komplikacione dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Raste pa kompikacione nuk kemi pasur", është shprehur Alma Cani.

Të fundit