Flash News

KRYESORE

Nëna pranon në emision se nuk ka para për librat e vajzës, familja nga Tirana i vjen menjëherë në ndihmë

Nëna pranon në emision se nuk ka para për librat e vajzës,

Me zërin që i dridhej, një nënë ka treguar sot në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News 24’ se nuk kishte mundësi të blinte librat për vajzën e saj dhe megjithëse ishte drejtuar në bashki për problemin dhe në shkollën e vajzës kishte folur me drejtoreshën nuk kishte marrë asnjë zgjidhje. Ajo rrëfeu se pavarësisht gjendjes së rënduar ku jeton familja e saj, i është hequr edhe ndihma ekonomike.

“Jam një nënë me fëmijë. Kam një vajzë në klasë të gjashtë. Nuk i blej dot librat, nuk kam mundësi. Kam shkuar dhe në minibashki. I kam thënë edhe drejtoreshës dhe nuk më kanë thënë asgjë fare. Gocën e kam me nënta me dhjeta po nuk kam mundësi t’i blej librat. Edhe ndihmën ekonomike ma kanë hequr që në prill. Unë s’kam mundësi”, tha gruaja.

Por apelit të kësaj nëne i është përgjigjur menjëherë një familje nga Tirana që është ofruar për të blerë librat për vajzën e vogël.

“Jemi një familje në Tiranë, mund t’i sjellim lekët për t’i blerë librat zonjës që tha se nuk kishte para për t’i blerë vajzës në klasë të gjashtë. I lutemi të na telefonojë”, tha gruaja.

“Gomistja 21-vjeçare na jep një mësim të mirë”, gazetari tregon historinë e Xhoit: Për vajzat e që kapardisen me makina luksi

Të fundit