Flash News

KRYESORE

Nëna shqiptare shet fëmijën e saj për 70 mijë euro, si u zbulua nga policia italiane

Nëna shqiptare shet fëmijën e saj për 70 mijë euro, si

Policia italiane ka mundur të zbulojë një krim që ka prekur zemrat e opinionit publik në Itali e më gjerë.

Një nënë shqiptare akuzohet se ka shitur fëmijën e saj për një shumë prej 70 mijë eurosh, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin Pava.

Sipas ilgiorno.it, gruaja shqiptare kishte tentuar të falsifikonte certifikatën e lindjes dhe të cilësonte avokatin e saj si babain e fëmijës. Kjo për t’ia shitur atij pa patur asnjë problem me shtetin italian.

Mirëpo, për fatin e mirë të fëmijës policia nuk u mundua shumë për të kuptuar manipulimin e nënës, pasi i gjithë komuniteti i zonës ishte në dijeni të faktit se avokati ishte homoseksual.

Edhe pse ajo u martua me të, kjo gjë nuk i bindi autoritetet italiane.

Ata, kishin vendosur që të bëhet një test i ADN-së, në mënyrë që të zbardhet e vërteta lidhur me fëmijën.

Pas kontrollit të llogarisë bankare të shqiptares, pati dyshime edhe për prejardhjen e 70 mijë eurove, të transferuara nga avokati homoseksual.

Më pas policia ka marrë në mbrojtje vogëlushin dhe ka dënuar nënën shqiptare me 1 vit e 4 muaj burg.

Të fundit