Flash News

KRYESORE

“Nëna të vdekura me fëmijët në krah”, “numri i viktimave mund të jetë me tre shifra”; dëshmitë rrënqethëse që vijnë nga Greqia

“Kemi gjetur nëna të vdekura që mbajnë në krah fëmijët e tyre”, kjo është vetëm një prej dëshmive rrënqethëse që vjen nga vendi fqinj, i cili po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve.

“Shumë njerëz kanë humbur jetën sepse kanë ngecur brenda makinave. Jam me fat që jam gjallë”, rrëfen një tjetër pushuese që ka arritur t’i shpëtojë flakëve në lindje të Athinës.

Autoritetet kanë konfirmuar se numri i viktimave ka arritur deri më tani në 60, por shumë persona rezultojnë ende të zhdukur. 26 trupa të pajetë u gjetën vetëm në oborrin e një vile pranë plazhit ‘Argyri Akti’.

Kryebashkiaku i Rafinës ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të jetë me tre shifra, duke qenë se shumë persona janë plagosur rëndë, ndërsa të tjerë dyshohet se janë mbytur në det gjatë përpjekjeve për të shpëtuar nga flakët.

Në mesin e viktimave raportohet të jenë edhe shumë fëmijë, ndërsa dyshohet se një numër i konsiderueshëm turistësh kanë humbur jetën, megjithatë, autoritetet nuk kanë filluar ende me identifikimin e trupave.

Kryeministri Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e zjarreve më të fuqishme të kësaj dekade. Qipro, Spanja, Izraeli, Italia, Gjermania, Franca dhe Polonia kanë njoftuar se do i përgjigjen kërkesës së Athinës për ndihmë.

Zjarret në Greqi/ Ambasada në Athinë thirrje shqiptarëve: “Telefononi në këtë numër për çdo nevojë”. Meta letër për Pavlopoulos

Të fundit