Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nëndrejtori i tregjeve i përfshirë në korrupsion: “Dy muaj u morën nga 1 milion”
Një tregtar, i cili nuk e shfaq identitetin, denoncon në emisionin “Stop” një problem me nëndrejtorin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve në Tiranë, Meto Cenollari. Ai thotë se Cenollari i ka marrë 7 tregtarëve në zonën e Laprakës para nën dorë për 3 vjet rresht për t’i pajisur me tezga dhe leje tregtimi.
Në një ballafaqim mes qytetarit dhe nëndrejtorit Cenollari, ky i fundit pranon që i ka marrë paratë, por premton t’ua zgjidhë problemin dhe t’i lerë të tregtojnë 6 muaj falas.

“I jam drejtuar emisionit “Stop” se kam një problem me Drejtorinë Rajonale të Tregjeve Tiranë dhe konkretisht me nëndrejtorin e përgjithshëm të tregjeve, Meto Cenollarin. Unë jam një nga tregtarët që zhvilloj aktivitetin në Laprakë, rruga “Gjon Legisi”, pranë fushës së sportit.
Para dy vitesh, Meto Cenollari më thotë: ‘Kemi urdhër për ta bërë treg me leje këtë ambientin që ju tregtoni. Do t’ju sjell 15 tezga, që kanë kosto 900 mijë lekë për një.” I takonte 13 milionë e gjysmë. Një natë shiu na lajmëroi dhe tha që do i sillte tezgat atë natë. Do të paguanim 1.350.000 lekë për tezgat tani dhe 300 mijë lekë transportin, 13 milionë e 800 mijë lekë në total. Ai ngulte këmbë që duhet të qëllonte një natë shiu dhe ne ashtu i ulëm.
Erdhi të nesërmen në mëngjes, preu disa fatura pa vulë të Drejtorisë të Tregjeve, që ishte administrata e këtyre që paguajnë taksë tatimesh. Këto mandate na i preu me 480 mijë lekë të vjetra për të 7 tregtarët. Ne i nxorrëm lekët dhe i paguam 480 mijë lekë të gjtihë tregtarët. ‘Ça janë këto? 480 mijë lekë bën vetëm hapësira publike. Do 500 mijë lekë kafe shefi sipër meje dhe 200 mijë lekë i dua unë në muaj’, tha. 7 tregtarë nga 100 mijë lekë të vjetra, 700 mijë lekë kafe. I thamë që ne po paguajmë hapësirën publike, pse duhet të paguajme dhe kafe? Po të doni tha, ose në qoftë se nuk doni e miratojmë si treg dhe sjellim tregtarë të tjerë, juve ju heqim fare’.
Në rregull thamë. Çdo datë 1 tha do jepni 480 mijë lekëshin e faturës dhe 700 mijë lekëshin e kafeve. Kjo vazhdoi për 11 muaj”.
“I bëj telefon atij unë, më thotë ‘Nuk kam çfarë të të bëj, mbaje punën mbyllur, është bërë puna keq’. I thashë po ne kemi 16 milionë lekë furnizim të gjithë tregtarët se është Viti i Ri. Tha: ‘Nuk kam çfarë të bëj!’ Pastruam mallin, 8 milionë lekë i hodhën në kosh se u prishën.
Pas Vitit të Ri më thotë: ‘Ma bëni hallall çfarë ka ndodhur, por nëqoftëse deri në Shkurt nuk ju le, keni të drejtë ta bëni mediatike. Erdhi muaji Shkurt i vitit 2017 dhe më tha që këto muaj do të na bënte lejet. Por leja do 4 milionë lekë të vjetra, 2 milionë e 400 mijë lekë i dua në dorë dhe 1 milion e 600 mijë lekë pasi të dalë leja. Pasi ia dhamë 2 milionë e 400 mijë lekëshin u pajisëm me leje, dhamë dhe 1 milionë e 600 mijë lekë, por leja ishte 1 vjeçare.
Pse na pajisën me letra kur kjo leje është vetëm për 1 vit dhe ti na more shumë lekë. Pa merak tha, se këto leje rinovohen online. Pasi vjen fillimi i muajit, na sjell mandatet, por prapë i njëjti avaz, thotë: ‘Po kafja?!’ Po ça kafesh kur tani jemi edhe me letra, me leje bashkie, me vulë nga kryetari Erion Veliaj? ‘Jo, ua heqim prapë ne, sjellim tregtarë të tjerë, jua fshijmë emrat!’, tha.
E lamë 700-800 mijë lekë, sipas punës që ne do bënim. Do paguanim dhe 220 ose 320 mijë lekë të tjera. Vazhdoi muaj pas muaji deri më Dhjetor të vitit 2017. Më 25 Dhjetor vjen Meto Cenollari dhe më thotë: ‘Pa merak, letrat do t’i fus unë për rinovim. Më datë 5 Janar ke rinovimin e lejes në dorë’. Erdhi data 5 Janar, erdhi 5 Shkurti, unë s’kam marrë leje!”
Denoncuesi tregon se i shkoi Policia Bashkiake para një jave dhe me të drejtë i tha se nuk është i pajisur me leje zhvillimi, ndaj kishte urdhër për ta prishur tregun. Ai shprehet se të gjithë tregtarët shkuan pranë QLT-së dhe e bën vetë aplikimin për rinovimin e lejes, por ishin vonë sepse duhej ta kishin bërë 10 ditë para se të përfundonte leja.
Tregtari shton se paratë që i kanë dhënë Meto Cenollarit e kalon vlerën e 50 milionë lekëve të vjetra dhe se tezgat që kanë paguar janë pronë e Bashkisë Tiranë.
“Unë s’jam as i zoti t’i marr tezgat sepse është pronë e bashkisë dhe ka të drejtë të më hedhë në gjyq. As Meto Cenollari nuk është i zoti të vijë t’i marrë tezgat sepse ka marrë lekët. Tezgat janë akoma gërmadhë te rruga “Gjergj Legisi” sepse s’ka kush t’i marrë. Po t’i marr unë kryej vepër penale, as ai nuk i merr dot. I lutem shumë emisionit ‘Stop’ të na ndihmojë në këtë punë!’
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” së bashku me denoncuesin iu drejtuan zyrës së nëndrejtorit të Agjencisë për Administrimin e Tregjeve në Tiranë, Meto Cenollari.
Tregtari – A ka mundësi dy sekonda?
Nëndrejtori Cenollari – Ulu aty!
Tregtari– Çfarë të ulem, o Met?!
Nëndrejtori Cenollari – Ulu! Tokën ta jap unë, atë përgjegjësi e mbaj unë. Për tezga mos më merr fare! Ja, sot do i heqi, bëji vetë me ristela. Unë të siguroj një gjë moralisht, jo se kam ndonjë detyrim.
Do marrësh hapësirën publike që ke pas. O ti, çfarë kërkon më shumë përveç kësaj që kam marrë përsipër?! Çfarë do tjetër?
Tregtari – Po mirë, a fole? A të flas dy sekonda?
Nëndrejtori Cenollari – Po, fol! Unë them ulu se jam dhe për në qendër, hë!
Tregtari – Po, mirë! A erdhe para Vitit të Ri, llaf burri për kokë të gjithëve, po vë dhe X në siklet. A më the se do t’i fus më datë 25 Dhjetor, do t’i fus unë, më fal?!
Nëndrejtori Cenollari – Të gjithë tregjet s’kanë kaluar. S’të kam dalë i pabesë unë ty. E di si quhem i keq unë? Të bëhen 2 mijë abone dhe të ngelen 3 abonetë pa bërë në Laprakë. Ai është treg i transferuar me ligj, unë kam mbledhje në orën 2 sot. Ai ka ardhur për të parë ditarët në treg. Po do merrni lejen e hapësirës publike si gjithë tregjet, këtë e siguroj unë. Mbaj përgjegjësi si Met.

Tregtari – Pse nuk më lajmërove mua kur të ka ardhur urdhri?
Nëndrejtori Cenollari – Përse?
Tregtari – Ti më ke prerë në besë.
Nëndrejtori Cenollari – Hapësirën do ta jap. Kjo është burrëri, tjetër çfarë do?
Tregtari – Ti, a më thoje mua që ia kam çuar lekët shefit?! Ti nuk ja ke çuar lekët shefit fare sa herë që ke marrë kafet, i ke marrë të gjitha në xhepin tënd. T’ia kishe pas çuar të hëngërt dreqi! Ai ka dhënë urdhër.
Nëndrejtori Cenollari – E ke prishur me policinë.
Tregtari – Ore, jo me policinë për kokë të vëllait, or ti! Pse nuk ia ke çuar lekët shefit? I ke marrë gjitha për vete, këtë shefi e ka bërë.
Nëndrejtori Cenollari – Ato tezgat do të ikin se janë pronë e bashkisë, or ti.
Tregtari – Po mirë, mo vlla! A janë prona të bashkisë? Unë pagova lekë për tezga, lekë për transport.
Nëndrejtori Cenollari – Flasim në një moment tjetër, nuk është momenti, unë do të siguroj…
Tregtari – S’ke njerëz mor burrë, çfarë ke?
Nëndrejtori Cenollari – Ule zërin! Unë do të siguroj hapësirën publike, që ke ardhur me transferimin e tregjeve.
Tregtari – Tha babi, ti s’i ke dhënë kafen Metit.
Nëndrejtori Cenollari – Jo! Absolutisht jo, jo!
Tregtari – I thashë babit për kokë të vëllait, i kam dhënë kafen muaj për muaj.
Nëndrejtori Cenollari – Jo, jo! Për 200 sa kemi rënë në dakord, i kemi marrë.
Tregtari – Muaj për muaj.
Nëndrejtori Cenollari – Jo, jo! S’jam legen unë ashtu … s’e bëj dot.
Tregtari – Vetëm po qe se s’ia ka çuar shefit. M’i ke marrë nga 400.
Nëndrejtori Cenollari – 70!
Tregtari – Jo! Ke marrë dhe nga 1 milionë lekë në muaj, or ti.
Nëndrejtori Cenollari – Jo, mbas policisë.
Tregtari – Jo mbas policisë. Përpara.

Nëndrejtori Cenollari – Dy muaj janë marrë vetëm ato nga 1 milionë.
Tregtari – Drejtorit s’i ke çuar asnjë lek, prandaj drejtori e ka bërë gjithë këtë.
Nëndrejtori Cenollari – Jo! Drejtori nuk ka bërë gjë.
Tregtari – Me urdhër të drejtorit ka ardhur.
Nëndrejtori Cenollari – Do marrësh hapësirën publike që të takon.
Tregtari – Eee… paguj X lekë tezgash, paguj X transport edhe e ha X në fund.
Nëndrejtori Cenollari – Mos na çaj b*thën! Do të lë 6 muaj pa më dhënë asnjë lek.

Pas ballafaqimit me tregtarin, nëdrejtori Cenollari u vendos para përgjegjësisë për paratë që kishte marrë nën dorë pa ua zgjidhur problemin tregtarëve, ndaj i premtoi se do t’ua zgjidhte dhe se do t’i lejonte të vazhdonin aktivitetin në tregun e ri pa u marrë para për 6 muaj./ tvklan.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38