Flash News

KRYESORE

Nënë e bijë nga Belshi infektohen me koronavirus në QSUT, dy raste të tjera edhe në Durrës: Polici për herë të dytë me COVID infekton gruan

Nënë e bijë nga Belshi infektohen me koronavirus në QSUT, dy

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 31 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve në vend, ndërsa qyteti me më shumë të infektuar ishte Tirana, me 8 raste. Burime nga autoriteti shëndetësor bëjnë me dije se dy raste të reja janë shënuar edhe në Belsh. Personat,të cilat ishin anëtare të një familje, ishin infektuar gjatë kohës që kishin qenë në Tiranë.

Nënë dhe bijë kanë qenë në QSUT dhe dyshohet që aty të jenë infektuar, ndërsa tashmë duhet të vetkarantinohen në shtëpi.

Po ashtu, Durrësi shënoi dy raste gjatë ditës së sotme, një prej të cilëve rast i ri dhe tjetri  është punonjës policie. Mësohet se, efektivi ka rezultuar pozitiv për herë të dytë, ndërkaq dyshohet që  virusin ta ketë marrë edhe bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është e infektuar.

Ndërkaq, në Krujë janë konfirmuar dy raste të reja me COVID. Bëhet fjalë për nënën e një punonjëse fasonerie e cila është infektuar nga e bija dhe për një mësues. Ndërkohë, sot vijojnë testimet në fasoneri për të parë nëse ka të infektuar mes kontakteve të punonjëses së infektuar.

Të fundit