Flash News


KRYESORE

Nënë e bijë të pajeta në banesë, të tjera detaje nga policia: U gjetën shënime, vajzat ishin të arsimuara dhe ditët e fundit s'ishin ushqyer

Nënë e bijë të pajeta në banesë, të tjera

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje të tjera tronditëse lidhur me ngjarjen tragjike në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën pa jetë në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet se nëna dhe dy vajzat ishin pjesë e një sekti fetar dhe besonin te ringjallja.

Sipas policisë, vajza që u gjet e pajetë, Anisa Josifi kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë dhe u gjet e mbuluar me jorgan.

“Vëllai i viktimës ka njoftuar se nuk ka kontakt prej tre ditësh me motrën që nuk u përgjigjen në telefon. Është njoftuar zjarrfikësja. Kemi hyrë nga dritarja e tualetit të banesës. Sapo hymë në banesë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe me jorgan vajza tjetër 33 vjeçare pa shenja jete. U krijua grupi hetimor dhe po kryhen veprime në vendngjarje.

Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare, do bëhet ekspertimi i telefonave dhe i kompjuterëve në banesë.

Vajzat ishin të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë, por ishin të papunë. Në konstruktin e tyre shihet se ka shenja se nuk janë ushqyer ditët e fundit”, tha Jaupi.

 

Të fundit