Flash News

KRYESORE

Nënë e bijë të vetëflijuara në banesë, “Dosja e Kombinatit” ende nuk ka shkuar në Prokurori

Nënë e bijë të vetëflijuara në banesë,

Dosja e Kombinatit, ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara në banesë, ende nuk është çuar në Prokurori.

Konfirmimi vjen nga Top Channel, referuar burimeve zyrtare të gazetares Anila Hoxha.

Sipas Hoxhës, ende nuk është caktuar një Prokuror që të marrë në shqyrtim dosjen në fjalë, pasi nuk është dorëzuar nga Policia, të cilët po mbledhin të dhëna nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, sipas TCH, në shumë media online, por jo vetëm janë shkruar lajme ku citohen prokurorë të çështjes, që në fakt një i tillë nuk ekziston për sa nuk është caktuar ende nga Prokuroria.

Këto lajme që mund të quhen ndryshe edhe ‘fantazi’ apo ‘Fake neës’ që kanë folur për burime nga prokuroria, thuhet se kanë marrë edhe rrëfimin e vajzës së mbijetuar Blerta Josifit në një spital privat, por që kjo e fundit është dërguar në Spitali Psikiatrik.

Mbrëmjen e 2 korrikut, mbarë opinion public u trondit, pasi në Kombinat u gjetën të vdekura, nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të vetëflijuara në banesë, të cilat thuhej se ishin besimtare të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.

Të fundit