Flash News

KRYESORE

Nënë e bijë u gjetën pa jetë në banesë, Policia e Tiranës jep detajet zyrtare: Një tjetër vajzë në gjendje të rëndë

Nënë e bijë u gjetën pa jetë në banesë,

Nënë e bijë janë gjetur pa jetë sot në banesën e tyre në Kombin, në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ato dyshohet se janë vetëflijuar, ndërsa një tjetër vajzë e familjes është në gjendje të rëndë në spital.

Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër Blerta Josifi , rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Të fundit