Flash News

KRYESORE

Nënë e bir humbën jetën nga flakët në Vlorë, i afërmi: Si i gjetëm trupat e karbonizuar

Djali i hallës së 45-vjeçarit që humbi jetën së bashku me nënën e tij, tregon për Report Tv se vikimat jetonin prej 15 vitesh në Vlorë.

Ai thekson se kur janë futur në banesë në orët e para të mëngjesit kanë parë që nga bombola e gazit rridhte ende, çka sipas tij është bërë shkak për humbjen e jetës së Selkie Hoxhallarit dhe djalit të saj 43 vjeçar Olsi Hoxhallari.

"I gjetëm të dy të pajetë rreth orës 04:00 të mëngjesit pasi banesa ishte përfshirë nga flakët. Shkak ka qenë bombola e cila ka qenë e hapur gjithë natën. E gjetëm duke nxjerrë gaz kur jemi futur. Kemi 15 vjet që kemi ardhur në Vlorë", tha djali i hallës së Olsi Hoxhallarit.

Të fundit