Flash News

KRYESORE

Nënë e bir u dogjën në banesë në mënyrë misterioze, shoqërohen 5 persona si të dyshuar

Ne lidhje me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Vlorë ku nënë e bir u gjendën pa jetë në banesën e tyre të djegur policia ka shoqëruar 5 persona si të dyshuar.  Mes të shoqëruarve janë edhe bashkëshortja dhe kunata e Olsi Hoxhallarit. Gruaja ka treguar në polici se nuk kishin asnjë konflikte.

Salkie dhe Olsi Hoxhallari përkatësisht 73 dhe 43 kishin shenja në trup,  ndërsa 43 vjecari kishte të çara në kafkë të cilat janë shkaktuar nga mjete prerëse.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të një personi i dyshuar si autori i ngjarjes i cili është banorë i zonës. Dyshohet se autori ka hyrë nga banesa  ngjitur e vëllai të Olsi Hoxhallrit. 43 vjeçari është kthyer në Shqipëri pak para Vitit të Ri, ndërsa policia po heton për ndonjë konflikt të mundshëm në Shqipëri apo në Greqi.

Të fundit