Flash News

KRYESORE

Nënkoloneli amerikan: Trump është i dëshpëruar, do kërkojë ndihmë edhe nga folkloristët shqiptarë

Nënkoloneli amerikan: Trump është i dëshpëruar, do

Ralph Peters, ish-nënkolonel i ushtrisë amerikane dhe aktualisht opinionist në CNN dhe FOX News, thotë se presidenti Donald Trump do të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar një mandat të dytë në vitin 2020. Në një intervistë për ‘CNN’, Peters thotë se Trump do të kërkojë të qëndrojë në ‘Shtëpinë e Bardhë’ për të shmangur pasojat ligjore që mund të vijnë pasi të largohet si president.

"Nëse ai nuk rizgjidhet, nuk do të ketë vetëm një president të ri. Do jetë një Prokuror i ri i Përgjithshëm. Një sekretar të ri i Thesarit. Një drejtor i ri i IRS. Ndoshta një drejtor i ri i FBI-së. Dhe sapo ai (Trump) të jetë jashtë zyrës, senatorët nuk do mund ta ndihmojnë atë - edhe nëse republikanët mbajnë shumicën në Senat. Ai do të jetë në duart e gjykatave. Dhe duket se do të ketë shumë për të ndjekur”, është shprehur Peters.

Ralph Peters thotë se Trump do të kërkojë ndihmë nga jashtë për të qëndruar në pushtet, përfshirë Rusinë dhe Kinën, dhe për ta banalizuar ai tha se presidenti amerikan do të kërkojë ndihmë edhe nga këngëtarët e folkut shqiptar.

"Ai do të merrte ndihmë nga kinezët. Ai do të merrte ndihmë nga këngëtarë folklorikë shqiptarë. Ai është i dëshpëruar për të fituar”, ka thënë Peters.

Të fundit