Flash News

KRYESORE

Nënkomisari nderon policët e vrarë, merr pjesë në Maratonën e Tiranës me bluza të stampuara në nder të tyre

Maratona e Tiranës bëri për vete një numër të madh garuesish, mes tyre dhe shumë emra të njohur. Nënkkomisari Altin Jegeni, një person i rëndësishëm i Policisë së Shtetit ka bërë një gjest shumë të bukur dhe emocionues, Jegeni ka stampuar në disa bluza dhe postera një foto nga Muri i të Rënëve të Policisë, Dëshmorëve të Policisë dhe të Atdheut. Këtë detaj i cili nuk u vu re nga mediet e ka publikuar zëdhënësi i Policisë, Gent Mullai nëpërmjet një statusi në Facebook.

Statusi i plotë:

Vrapohet për ata që mbrojtën jetën me jetë.

Një gjest simbolik, por me shumë domethënie.

Gjatë maratonës që u zhvillua sot në Tiranë , mes 2500 personave nga vende të ndryshme të botës që morën pjesë, ndërta ishte edhe Nënkomisar Altin Jegeni, Instruktor përgatitje në Policimin e Përgjithshëm në Akademinë e Sigurisë.(20 vjet pjesë e Policisë së Shtetit)

Sigurisht që në këtë maratonë kishte edhe shumë punonjës të tjerë policie të niveleve të ndryshme, por gjesti i Altinit është vërtet mbreslënës, frymëzues dhe apel për të gjithë ne, organizatën e Policisë por edhe për të gjithë komunitetin.

Me iniciativën dhe shpenzimet e tij, Nënkomisari prodhoi disa postera dhe bluza , me foto nga Muri i të Rënvë të Policisë, Dëshmorëve të Policisë e Atdheut.

Dhe me thënien e një prej figurave më poliedrike të kulturës tonë gjuhëtarit e dijetarit të njohur Eqerem Cabej “Njerëzit janë bashkë edhe kur nuk janë bashkë”, stampoi këto postera dhe bluza , për të nderuar dhe kujtuar dëshmorët e Policisë , ata që mbrojtën jetën me jetë.

Nënkomisar Jegeni, bëri pjesë të kësaj nisme edhe një kursant të Kolegjit, për Patrullë të Përgjithshme, Shyqyrjan Bejkollari që Policinë e ka pasion dëshirë, edhe ky një veprim me shumë domethënie.

Faleminderit koleg Jegeni, për këtë veprim human e dimensional, për këtë veprim, apel për të gjithë ne, që sduhet të kujtohemi për ata që sakrifikuan gjënë më të shenjtë jetën, vetëm kur kanë përvjetorët e rënies, por ti kemi përherë burim frymëzimi e të përulemi para veprës së tyre me respekt e mirënjohje.

Të fundit