Flash News

KRYESORE

Nënkryetari i AMA-s tregon përse projektligji anti-shpifje nuk duhet miratuar

Nënkryetari i AMA-s tregon përse projektligji anti-shpifje nuk duhet

Nënkryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) Sami Neza mendon se projektligji anti-shpifje nuk duhet që të miratohet, sepse kufizon lirinë e shprehjes. Ai thotë se është vetë media që i rregullon problemet e vazhdimisht përmirësohet.

“Këshilli i AMA-s është shprehur kundër këtij projekt-ligji, për disa arsye, por arsyeja kryesore është parimi i vetërregullimit. Media mund të rregullohet me parimin e rregullimit. Po ashtu është edhe cenim i lirive të shprehjes. E dyta Në dy vitet e fundit ka pasur shumë diskutime në lidhje me këtë ligj. Në asnjë rast nuk sugjerohet që mediat e shkruara ose online të rregullohet përmes institucioneve publike ose të balancuara”, tha Neza në “Real Story” në News 24.

Të fundit