Flash News

KRYESORE

Nënkryetari i KLP: Prokurorët kanë frikë vetëm nga vetting-u dhe nga askush tjetër

Nënkryetari i KLP: Prokurorët kanë frikë vetëm nga

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla thotë se aktualisht prokurorët në Shqipëri kanë frikë vetëm nga procesi i rivlerësimit dhe nga askush tjetër, duke përjashtuar edhe mundësinë e ndërhyrjes nga Qeveria-mazhoranca parlamentare.

I ftuar në emisionin ‘A Shoë’ në News 24, theksoi gjithashtu se prokurorët, me reformën në drejtësi, “janë zot të dosjeve” dhe nuk kanë për detyrë të japin informacione te Prokurori i Përgjithshëm për çështjet nën hetim.

Balla tha se procesi i vetting-ut ka dhënë efektet që priteshin, ndërkohë që reformën në drejtësi nuk e konsideroi të njëanshme.

Të fundit