Flash News

KRYESORE

Nënkryetari i LDK-së Haziri: Ne kryeparlamentarin kurse LVV qeverinë, kështu forcohet koalicioni

Nënkryetari i LDK-së Haziri: Ne kryeparlamentarin kurse LVV

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mendon se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV-në udhëheqëse të qeverisë dhe LDK-në udhëheqëse të parlamentit, do ta fuqizonte koalicionin.

“Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.

E kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK-së dhe vetëm përmes LDK-së. Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë.”, shkroi ai në Faceboo, duke shtuar se do të jetë e nevojshme që të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë.

“Në këtë mënyrë do të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë. Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+.”

Të fundit