Flash News

KRYESORE

Nënkryetari socialist i KQZ-së: Demokracia funksionon edhe pa PD; lindin forca të reja politike

Nënkryetari socialist i KQZ-së: Demokracia funksionon edhe pa PD;

Vendimi politik i Partisë Demokratike për djegien e mandateve të deputetëve të saj në Kuvendin e Shqipërisë është kthyer në teme kryesore. Për nënkryetarin e KQZ-së, Denar Biba, mungesa e opozitën në jetën politike nuk cenon demokracinë në vend.

Biba shkon më tej kur deklaron se një parti politike edhe mund të zhduket dhe të zëvendësohet me një tjetër, ashtu siç ka ndodhur në vende si Greqia.

“Duke i munguar jetës politike të vendit, duke mos marrë pjesë në zgjedhje, patjetër që Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës në vend dhe si partia e parë e pluralizmit dhe demokracisë pas viteve ’90, patjetër që e cënon procesin, por formalisht procesi vijon. Në fund të fundit, më i rëndësishëm nga cilido nga ne, se cilado forcë politike është vijimësia institucionale dhe demokracia në vend. Mund të ndodhë që, për çfarëdolloj arsyesh, një parti edhe të zhduket, si në Greqi a gjetkë, por demokracia ka vijuar. Forca të reja një ditë do të dalin”, deklaroi Denar Biba nw emisionin ‘Top Talk’.

Të fundit