Flash News

KRYESORE

Nënshkruan Talat Xhaferi, zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut zhvillohen më 21 prill

Nënshkruan Talat Xhaferi, zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka nënshkruar mbrëmjen e djeshme vendimin për organizimin e zgjedhjeve presidenciale më 21 prill. Në këtë datë do të jetë raundi i parë i zgjedhjeve, ndërsa raundi i dytë do të zhvillohet më 5 maj.

Bashkë me zgjedhjet presidenciale do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohëshme lokale në Dibër të Madhe, Ohër dhe Novo Sellë, për shkak të vdekjes së kryetarëve të këtyre komunave.

“Zgjedhje të drejta dhe demokratike janë një nga kushtet, sipas të cilave do të na vlerësojnë dhe notojnë. Prandaj, apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në garën zgjedhore presidenciale në vijim, partitë politike dhe te Ju, qytetarë, të bëjmë përpjekje maksimale që Republika e Maqedonisë të ketë përsëri zgjedhje, siç i kanë hije një shteti evropian, demokratik, për realizimin e aspiratave strategjike euroatlantike dhe për të mirën e qytetarëve”, u shpreh Xhaferi.

Partitë shqiptare në shtetin fqinj janë ende të ndara sa i përket kandidatit për president.

153 vota, Parlamenti i Greqisë pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Ruçi tregon kur voton Shqipëria

Të fundit