Flash News

KRYESORE

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet SHELL dhe qeverisë shqiptare, Rama: Mijëra vende të reja punë!

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet SHELL dhe qeverisë

Ditën e sotme qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshjen me kompaninë holandeze SHELL. Kompania do të nisë kërkimin edhe në Bllokun 4 dhe vijon programin e zbulimit të naftës, mbi bazën e pritshmërive të larta që janë krijuar nga kërkimet e deritanishme në Blloqet 2 dhe 3. Rama shprehet se marrëveshja e re për hidrokarburet i hap rrugë një investimi të konsiderueshëm si dhe punësimit të mijëra qytetarëve.

“Shpresojmë që duke qenë se kjo marrëveshje rrit praninë e Holandës, një vend prej nga vjen një sasi e konsiderueshme investimesh, kjo do të vlejë që në Holandë Shqipëria të shikohet e plotë, ashtu siç është dhe jo e pjesshme. Shqipëri sot në krahasim me të shkuarën garanton qartësi, transparencë dhe garanci ndërmjet qeverisë dhe investitorëve. Prania e një kompanie si SHELL bën që dhe kompanitë e tjera ta shohin Shqipërinë si një vend ku përderisa investon SHELL mund të investojë kushdo “, u shpreh Rama.

Të fundit