Flash News

KRYESORE

Nëntë minatorë bllokohen brenda minierës në Rusi

Nëntë minatorë bllokohen brenda minierës në Rusi

Nëntë minatorë kanë mbetur të bllokuar nga tymi në një minierë të kaliumit, të kompanisë ruse Uralkali, raporton REL.

Kompania Uralkali në një deklaratë zyrtare tha se operacioni i shpëtimit ka nisur në minierën në verilindje të Moskës.

Kompania ruse tha se punëtorët që janë bllokuar brenda minierës janë nënkontraktorë, që kryejnë punë të mirëmbajtjes. Shefi i kompanisë nënkontraktuese, Andrei Maksimov, i tha agjencisë të lajmeve ruse, Interfax, se shanset për të gjetur të gjallë minatorët e bllokuar janë shumë të vogla.

Të fundit