Flash News

KRYESORE

Nëntë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, Vlora në listën e zonave të kuqe

Nëntë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit,

Vijon të jetë në ngjitje kurba e rasteve me COVID-19 në vend. Nëntë persona të infektuar me koronavirus janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë. Nga përgjigjet e dala pas tamponeve të bëra dy ditë më parë, zbulohet 9 të infektuarit janë kontakt i rasteve të para, që u shfaqën gjatë mesjavës në këtë qytet

Vlora ishte një nga qytetet me më pak raste me Covid 19 në vendin tonë, po duket se me lirimin e masave, ka sjellë një shtim të rasteve.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënua dhe dita me më shumë raste me Covid 19, 48 në total, ndërkohë që është rritur dhe numri i shtrimeve në spitale.

Dje rastet e reja u zbuluan: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

Të fundit