Flash News

KRYESORE

Nëpunësit turq kërkojnë ndihmë në Greqi: Po na përndjek Erdogan!

Nëpunësit turq kërkojnë ndihmë në Greqi: Po na

17 nëpunës civilë dhe gjyqtarë të Turqisë janë larguar me një gomone nga brigjet turke, duke mbërritur në një prej ishujve Inouses, në Egjeun juglindor. Ata kanë kërkuar azil politik duke deklaruar se janë persekutuar në vendin e tyre për shkak të pikëpamjeve të tyre politike dhe se rrezikohen të burgosen nga Rexhep Tayyip Erdogan.

Pas procedurave të regjistrimit, ata janë dërguar në qendrën e pritjes dhe identifikimit në ishullin Hios.

Ngjarja ndodh në një nga momentet me të papërshtatshme përsa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo pas incidentit me përplasjen e dy anijeve të Rojës Detare greke dhe turke pranë ishujve Imia.

 

Të fundit