Flash News

KRYESORE

Neritan Ceka: Fjalimet e Rudina Hajdarit si ato të burgaxhinjve

Neritan Ceka: Fjalimet e Rudina Hajdarit si ato të burgaxhinjve

Politikani Neritan Ceka shprehet i habitur me qëndrimet e Rudina Hajdarit në seancën plenare të së enjtes. Në emisionin ‘360 gradë’, Ceka e krahasoi fjalimin e Hajdarit me një të burgosur, pasi ‘burgaxhinjtë thonë jo gruaja, jo burri, jo kalamani”, sqaron ai, duke iu referuar akuzave të saj ndaj monika Kryemadhit.

Debati i plotë:

Ceka: Sot Rudina Hajdari u mor me gruan e Presidentit dhe me burrin e gruas së Presidentit. Unë i di se kush i bën këto fjalim, janë fjalime burgaxhinjsh, nuk janë intelektualë dhe nuk mund të dalin nga ambasada amerikane. Burgaxhinjtë thonë jo gruaja, jo burri, jo kalamani.

Zheji: Do hysh në gojën e Rudina Hajdarit dhe pastaj i shkreti ti.

Ceka: Nuk e kam problem fare. Ne i kemi pasur ca përvoja të tilla. Edhe Ramiz Alia i kishte të gjitha numrat edhe tha kush do të rrijë në Shqipëri le të rrijë dhe kush do të ikë le të ikë. Ndodhi që në korrik iku një pjesë e popullsisë, po ata që mbetën e bënë përmbysjen.

https://www.youtube.com/watch?v=CWzAwTbf_WE

Të fundit