Flash News

KRYESORE

Neritan Ceka: Ramës i shpëtova 230 mln lekë, do ia rrëmbente ajo ministrja bionde

Neritan Ceka i ftuar në “Provokacija” ka komentuar përgjimet e fundit të publikuara nga “Bild” ku në njërin prej tyre del edhe Kryeministri Rama duke folur në telefon Arben Keshin, teksa e pyet për rezultate zgjedhoret të vitit 2017. Ceka tha se Rama shkoi në Peshkopi me një bandë për të fituar zgjedhjet. Më tej duke folur për raportet e tij me Kryeministrin, Ceka tregon se si i ka shpëtuar 230 mln lekë, ku sipas tij do ia rrëmbente një ministre, të cilën Rama e ka shkarkuar nga detyra.

A është e barabartë pas 30 viteve Shqipëria me Evropën? Mund ta themi që është një vend evropian? Po me këtë Shqipëri do ti hapim negociata? Kur ministri i Kryeministrit shkon në Peshkopi një bandë. Mirë po ti je në pushtët, do ta kuptoja po të ishe në opozitë nga e keqja, megjithëse nuk pranohet. E mira është që të mos mbledhin rrugaçë, por ata që janë gati të vdesin për liri, jo për para. Ai shkon me një bandë. Po ky e bëri shtetin? A tha që do të bëjmë shtet? A tha që do vijmë të bëjmë shtet kur erdhi në pushtet? A ja dhënë votat? Unë nuk i kam dhënë votë këtij sepse e njoh se kush është", sqaroi Ceka duke shtuar:

"E kam njohur shumë kohë më parë. Nuk ka rëndësi që t’i bëj biografinë dhe kam disa raporte mirë- keq. E kam ndihmuar para ca kohësh. Kam raporte shkrij-ngrij, e mban mënd atë lojën. Nuk ka qenë gjithmonë ky që është sot, por edhe tani nuk është gjithmonë i njëjti. Unë kam pasur një raport ngrij-shkrij dhe tani jam ngrij sepse kam dalë nga filxhani i nxehtë i Monikës, më ka ngrirë. Por para ca kohë i kam shpëtuar 230 mijë dollarë, 230 mln lekë, që donte t’ia rrëmbente njëra nga ato biondet ministre që ky e hoqi pastaj. Ia shpëtova sepse kishte për t’ia përlarë. Si shpërblim më dërgoi një shishe me verë. Nuk e kam më dhe as shishen nuk e ruajta si kujtim. Por ishte verë e mirë për të thënë të vërtetën në atë kohë ishin në periudhën e 'shkrirjes' dhe i kam dhënë edhe disa këshilla”.

Të fundit