Flash News

KRYESORE

Neritan Ceka revoltohet me dy ministrat: Njërit i ços SMS e s’më përgjigjet, tjetri më nxjerr sekretaren dhe tallet

Neritan Ceka revoltohet me dy ministrat: Njërit i ços SMS e

Politikani dhe arkeologu Neritan Ceka është shprehur i shqetësuar për raportet që ka me ministrat aktual të kabinetit të qeverisë Rama.

I ftuar në studion e “Arena” në RTV Ora, Ceka tha se projektet e prezantuara bashkë me Auron Taren nuk janë marrë aspak në konsideratë nga ana e ministrave.

Sipas  Cekës, prej vitesh me ekspertin Auron Tare po bëjnë një arkeologji nënujore dhe kanë gati një projekt për Porto Palermon.

“Kemi disa dhjetëra rezerva nënujore dhe nuk i japim koordinatat dhe kemi një projekt gati për Porto Plermon. Është gati e ka bërë Rajs Petrela që është një arkitekt dhe është një projekt për tu zbatuar dhe aty mund të pranohet një PPP.  E kam biseduar me ministren që ishte sepse këta nuk pranojnë as ide t'i japësh, sa  e vuri ujin në zjarr. Ka ardhur ministrja e re dhe ja kam thënë. I çoj ndonjë SMS dhe nuk përgjigjet. Ajo të paktën përgjigje ishte e sjellshme sepse ishte edhe frankofone, por kjo nuk e di nga vjen.  Nuk të jep as përgjigje. Prandaj them e kanë pushtuar këtë vend. Është edhe rasti i ministrit Klosi. Më jep një takim, i shkoj dhe nuk është në kohën e takimit. Të lë sekretarin të tallet me ty. Prandaj them që jemi një vend i pushtuar”, u shpreh Ceka i revoltuar.

Të fundit