Flash News

KRYESORE

Neritan Liçaj konfirmon ‘politiko’: Drejtori i teatrit nuk do të më shkarkonte kurrë, kush po urdhëron shkarkimin tim

Neritan Liçaj konfirmon ‘politiko’: Drejtori i teatrit nuk do

Aktori Neritan Liçaj ka konfirmuar informacionin e publikuar nga ‘politiko.al’ se pas urdhrit për shkarkimin e tij nga puna nuk fshihet drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Mësohet se presionet janë shtuar ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, por ky i fundit ka kundërshtuar eprorët duke dalë kundër shkarkimit.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në A2CNN, Liçaj shprehet i bindur se pas këtij urdhri qëndron kryeministri Edi Rama, pas rezistencës dhe protestës së vazhdueshme prej muajsh kundër projektit për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Besoj se pas kësaj është një urdhër i kryeministrit, pasi kam bindjen se drejtori i teatrit, pavarësisht “fërkimeve” që kam patur me të, nuk do të më hiqte kurrë nga puna. Kryeministri po bën raprezalje për të asgjësuar artin. Që kur ka qenë ministër i Kulturës është përpjekur me çdo kusht të asgjësojë Teatrin Kombëtar”, tha aktori.

Ai ka shtuar po ashtu se deri tani nuk është thirrur për një largim zyrtar nga puna, por një burim i sigurt pranë tij i ka konfirmuar se po bëhet gati shkarkimi.

Është e vërtetë, jam lajmëruar që po më bëhen letrat për të më pushuar nga puna. Kjo është një hakmarrje, por nuk më tremb ky fakt, pasi tregon se si po degradon kjo qeverisje e çartur që na sulmoi politikisht në radhë të parë. Na sulmoi me polici dhe tani po na sulmon edhe personalisht”, tha aktori.

“Mendoj se do të tërhiqen pasi reagimi qytetar ka qenë shumë i fortë. Njerëzve i ka ardhur në majë të hundës nga kjo arrogancë në qeverisje. Unë kam qenë shumë korrekt në punë, është thjesht raprezalje. Nuk më ka thirrur njeri zyrtarisht, por një burim shumë i sigurtë më ka thënë se po më bëhen letrat për të më hequr nga puna”, shtoi Liçaj.

Të fundit