Flash News

KRYESORE

Neritan Liçaj mesazh deputetëve: Në darkë shikoni të dashurit tuaj, kuptoni peshën e rëndësisë të vendimit që do merrni

Neritan Liçaj mesazh deputetëve: Në darkë shikoni të

Një grup i përbërë nga artistë dhe qytetarë të angazhuar ishin në Kuvend ku po shqyrtohet projektligji që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Aktori Neritan Liçaj, duke folur para deputetëve theksoi se artistët nuk janë të përçarë dhe as nuk shiten e as nuk blihen, por shtoi se ka mendime të ndryshme dhe kjo është normale.

Duke ju drejtuar deputetëve, Liçaj u kërkoi që të kuptonin rëndësinë e vendimit që do të marrin ndërsa kishte edhe një kërkesë për ta ku u kërkoi që në darkë të shikonin të dashurit e tyre dhe aty do ta gjenin edhe përgjigjen.

“Përpiquni të kuptoni peshën e rëndësisë që ka vendimi që ju do merrni. Është Teatrit Kombëtar shqiptar. Nuk është Tirana, nuk është vetëm Shqipëria. Është Prishtina, është Shkupi dhe ju e dini fare mirë sesa sy janë drejtuar te ai Teatër Kombëtar.

Me shumë përulësi, ju kërkoj të shikoni të dashurit tuaj sot në darkë, bashkëshorten, bashkëshortin, fëmijët tuaj, prindërit, vëllezërit, do e gjeni aty përgjigjen. Se një ditë mund t’ju pyesin kundër kujt votuat? Kundër Teatrit Kombëtar? Pse ju vërsulët artistëve? Është në dorën tuaj”, u shpreh aktori Neritan Liaçaj.

 

Të fundit