Flash News

KRYESORE

Nervoz gjatë kontrollit, karabinierët i gjejnë 6 kg kokainë në makinë

Një shqiptar me banim në Itali u arrestua nga karabinierët, pasi atij iu gjetën në makinë 6 kilogramë kokainë. Droga ishte e fshehur në kabinën e mjetit, në një hapësirë të improvizuar. Policët italianë panë mjetin tip golf që po afrohej dhe i bënë me shenjë që të ndalonte. Ndërsa ata i kontrolluan dokumentet, vunë re që drejtuesi i mjetit, një shqiptar me banim në krahinën e Komos, po shfaqte ankth dhe ishte nervoz.

Veç kësaj, karabinierët zbuluan se ai kishte taksa pa paguar e nisur nga këto rrethana nisën që të bënin një kontroll më të imtësishëm.  Punonjësit e policisë vunë re se disa pjesë të tapicerisë së brendshme të makinës nuk ishin vendosur siç duhet.

Kontrollet vazhduan për disa orë, derisa nëpërmjet një mekanizimi doli një xhep, në të cilin ishte fshehur droga.  Sipas hetuesve, droga ka një vlerë tregu prej rreth 800 mijë eurosh. Shqiptarit iu gjetën edhe 2600 euro. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës.

Të fundit