Flash News

KRYESORE

'Nëse amerikanët më votojnë...' Cili është premtimi i pazakontë i kandidatit për president të ShBA

'Nëse amerikanët më votojnë...' Cili

Politikanët njihen për premtimet e tyre pa 'doganë' kur afron koha e zgjedhjeve, por kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders i ka 'mundur' të gjithë me premtimin e tij të pazakontë.

Ai tha se nëse zgjidhet President i SHBA-së, do të shpalosë njohuritë e qeverisë amerikane për alienët.

Sanders e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në emisionin e Joe Regan në Youtube, ku ky i fundit e ka pyetur senatorin e Vermontit rreth jetës së jashtëtokësorëve.

“Nëse hyni në zyrë dhe zbuloni  diçka për alienët, do të na tregoni?” e pyet komediani.

“Po do t’ju them, gruaja ime do të më kërkonte që unë t’jua tregoja”, u përgjigj Sanders duke qeshur.

Të fundit