Flash News

KRYESORE

Nëse avioni rrëzohet, kujt do t’ja jap Rama parashutën rezervë, Metës apo Bashës? Përgjigjja e kryeministrit ka kurthin brenda

Nëse avioni rrëzohet, kujt do t’ja jap Rama parashutën

Edi Rama ka qenë i ftuar sot në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve provokuese të dy moderatorëve.

I pyetur se kujt do i jepte parashutën rezervë nëse avioni rrëzohej, Rama zgjodhi Lulzim Bashën, ndërsa për Ilir Metën tha se do e mbante në krah.

Moderatorët: Të krijojmë një situatë , po bie avioni dhe ti ke një parashutë brenda në avion është Basha dhe Meta. Ti përveç parashutës tende ke dhe një tjetër kujt do t’ia japësh parashutën?

Rama: Po është e lehtë kjo , parashutën do ia japë Bashës kurse Ilirin ( me shenja tregon që do e mbaj në krahë) dhe zbresim të tre.

Por kjo zgjedhje e Ramës ka një rrezik të madh për Ilir Metën. A mund të jetë i sigurtë Meta se Rama nuk do i hapte krahët gjatë rënies në tokë? Monika Kryemadhi do e shihte me mosbesim këtë situatë, të paktën ajo ka pranuar se Rama nuk i qëndron asnjëherë marrëveshjeve.

Të fundit