Flash News

KRYESORE

“Nëse do ishte çështja ime personale, do kisha ikur”. Kush e pengon Edi Ramën të dorëhiqet?

“Nëse do ishte çështja ime personale, do kisha

Në emisionin ‘Real Stroy’, kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të ishte në dorën e tij, atëherë do të ishe larguar, që tani nga posti i kryeministrit.

Rama nuk dha më shumë detaje përkundër insistimit të analistit Arjan Vasjari.

“Nëse do të ishte çështja ime personale, do të kisha ikur fare. Fare. Jo vetëm nga posti i kryeministrit....(la të kuptohet edhe nga politika). Do thoja: E di si është puna: familja ime nuk ka arsye të zgjohet dhe të ngryset me akuza...”, deklaroi Rama pa dhënë më shumë detaje.

Natyrshëm lind pyetja se kush e mban 'peng' kryeministrin që ka gjashtë vite në këtë post dhe eshte gati te organizoje zgjedhje edhe pa opoziten, pavaresisht agravimit te situates.

Mes akuzave që ka artikuluar Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha është se Edi Rama eshte peng i krimit të organizuar.

Të fundit