Flash News

KRYESORE

'Nëse do të isha këshilltar i Metës', ish-kreu i SHISH: Do i sugjeroja të mos fliste për djegien e Kuvendit

'Nëse do të isha këshilltar i Metës', ish-kreu i

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, i ftur në emisionin "45 minuta ka komentur deklaratat e Presidentit Meta përpara Komisionit Hetimor.

Deklaratën e Metës për se zotëron informacione se ka përpjekje destabilizimi në vend si djegia e kuvendit, Klosi e quan të pavend,

Nëse do ishte këshilltar i Presidentit, ish-kreu i SHISH do i sugjeronte të mos e thoshte fare. Kjo sipas tij për disa arsye, por duke theksuar se djegia e kuvendit nuk lidhet me shtyrjen e zgjedhjeve.

"Nuk e lidh dot djegien e parlamentin me shtyrjen e zgjedhjeve. Këtu do i thoja "jo". Nuk duhet ta kishte thënë këtë. Rreziku për parlamentin ka qenë. Nëse policia nuk do ishte treguar e vendosur për ta mbrojtur, edhe mund ta kishin djegur më parë në protestat e kaluar. Sigurisht duhej bërë një akt vandalizmi që të diskutohet, se kështu do mbetej në vëmendje të njerëzve. Institucioni kryesor që furnizon me informacione që vijnë me rrugë sekrete është SHISH, por këtë informacion mund ta ketë edhe policia, apo Bashkia, por informacioni nuk është trajtuar si duhet. Informacioni duhej shfrytëzuar për t'i dalë Zot të keqes, që të merreshin masa. Nuk dëgjova se Meta e ka çuar gjëkundi këtë informacion, nuk kam dëgjuar të ishte thënë një gjë e tillë. S'është ndonjë gjë sekrete, nuk të detyron njeri që të thuash burimin, por u tha vonë. Më mirë do thosha po të isha këshilltar "Mos e thuaj, përmend të gjitha informacionet e tjera, po jo këtë". Edhe nëse do digjej, do bëhet një tjetër më i mirë. Doli shumë vonë dhe ngre dyshim. Kush e di njeri tjetër këtë informacion përveç Metës?", tha Klosi.

Të fundit