Flash News

KRYESORE

Nëse duhet të udhëtoni me patjetër këtë periudhë, duhet të ndiqni disa këshilla strikte

Lëvizjet tokësore, ajrore dhe detare janë pakësuar në mënyrë dramatike për shkak të pandemisë globale së koronavirusit. Administrata e Sigurisë dhe Transportit ka pohuar se numri i njerëzve që udhëtojnë me avion ka arritur në një nivel shumë të ulët. Sa i sigurte është udhëtimi me avion këto kohë? Shumë linja ajrore kanë marrë masa për t'i mbajtur udhëtarët të sigurt që nga fillimi i distancës sociale. Njerëzit mund të sjellin ushqimin dhe pijet e tyre në bord. Disa linje ajrore ju tregojnë se ku mund të uleni në aeroplan për të ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Alaksa Airlines mund edhe të anulojë udhëtimin nëse në avion nuk mund të ruhet një distancë e sigurte nga njëri-tjetri. Të gjitha linjat ajrore kanë rritur nivelin e pastërtisë dhe i lejojnë pasagjerët të marrin me vete produkte pastrimi nëse kjo do t'i bënte të ndiheshin më mirë. Këshillat zyrtare të udhëtimit përfshijnë veshjen e një maskë për fytyrën, larjen e duarve për të paktën 20 sekonda shpesh dhe qëndrimin në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë. Nëse jeni të shqetësuar për dezinfektuesin e duarve, të gjitha aeroportet kryesore po ofrojnë produkte falas dhe Administrata e Sigurisë së Transportit ka bërë një përjashtim dhe tani po ofron një dezinfektues për duart me bazë alkooli për pasagjerët. Kufizimet më të fundit të udhëtimit në SHBA në lidhje me pandeminë e koronavirusit mund të gjenden në faqen e internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare. CDC ju këshillon të mos udhëtoni gjatë kësaj kohe, por nëse e keni të nevojshme, udhëtimi duhet të jetë i sigurtë, duhet të ndiqni të gjitha udhëzimet dhe të kërkoni informacion para se të niseni

Të fundit