Flash News

KRYESORE

“Nëse ecën në këto hapa, së shpejti do të rivalizojë Adele, Dua Lipa dyfishon pasurinë në një vit

“Nëse ecën në këto hapa, së shpejti do të
Dua Lipa është duke ngritur shkallët e karrierës muzikore në një mënyrë të jashtëzakonshme. Vetëm në një vit, këngëtarja me origjinë nga Prishtina ka dyfishuar pasurinë e saj e cila tani ka arritur në 28 milionë euro. “The Sun” ka shkruar se nëse Dua ecën në këto hapa do arrijë të kalojë dhe Adele: “Shifrat e saj po tregojnë se ajo është duke shkuar drejt hapave të Ed Sheeran dhe nëse ajo vazhdon në këto hapa së shpejti do të rivalizojë edhe Adele.” Në fund të marsit Dua Lipa publikoi albumin e saj “Future Nostalgia” nga karantina – gjë e cila mund të rrezikonte suksesin e këtij projekti – mirëpo rezultoi një sukses të jashtëzakonshëm dhe prej javësh albumi i këngëtares është në vend të parë. “The Sun” ka shkruar se ylli i muzikës pop është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të showbizit në botë, duke arritur një pasuri prej 24.7 milionë paund ose ndryshe 28 milionë euro.  

Të fundit