Flash News

KRYESORE

‘Nëse epidemia vjen aty ku jeni, mos lëvizni’/ Rama u jep porosi përfaqësuesve të klerit për koronavirusin

‘Nëse epidemia vjen aty ku jeni, mos lëvizni’/ Rama u jep

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, ku dha porosi në lidhje me masat që duhet të merren në ceremonitë fetare dhe sensibilizimin e besimtarëve që të mbrohen nga rreziku i koronavirusit.

Kryeministri u shpreh se ky është thjesht një virus i panjohur, ndaj edhe nuk duhet të ketë panik.

Në fund të takimit Rama nuk ua ka dhënë dorën klerikëve, si një mesazh për mbrojtjen nga koronavirusi.

Takimin e ka pasqyruar edhe në adresën e tij në Facebook.

Duhet të kujdesemi, pa rënë në pesimizëm. Është një virus i panjohur, nuk është murtaja.

Duhet të ndjekim thënien e profetit: Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty ku jeni, mos lëvizni. Sidomos për këta që janë të dyshuar dhe sidomos për ato momente kur ka një ditë të posaçme në një kishë apo në një xhami kur mblidhen shumë njerëz, aty duhet pasur kujdes që t’i përcillen të gjitha këto rregullat që e thyejnë ritualin në një farë mënyre sepse puthja e dorës, përqafimi, apo qëndrimi shumë ngjitur gjatë kohës që falen njerëzit në xhami, janë disa gjëra që janë mirë të transmetohen dhe këto mund t’i transmetoni ju sepse s’mund t’i thotë qeveria. Dhe nga ana e sensibilizimit disa rregulla të thjeshta. Është një virus i panjohur por jo murtaja”, deklaroi Rama.

Në fund të takimit kryeministri nuk iu ka dhënë dorën asnjërit prej klerikëve si mesazh sensibilizimi.

“Nuk duhet të prekeni se jepni shembullin e gabuar. Mos t’i japim dorën njeri-tjetrit, faleminderit shumë”, përfundoi Rama.

Të fundit