Flash News

KRYESORE

Nëse identifikoni këngë në Shazam, tani mund ta shpërndani edhe në Instagram Stories

Nëse identifikoni këngë në Shazam, tani mund ta

Shazam prezantoi një veçori ku përdoruesit mund të identifikojnë një këngë, e më pas ta shpërndajnë në Instagram Stories.

Mjafton të hapni aplikacionin Shazam për të identifikuar këngën dhe më pas të klikoni butonin e shpërndarjes. Instagram do të shfaqet si opsion nëse keni versionet më të fundit të dy aplikacioneve.

Kopertina e albumit të këngës së bashku me një buton për ta dëgjuar në Shazam do të postohen në Instagram. Shazam tha se funksioni do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme në iOS ndërsa në Android së shpejti.

 

Të fundit