Flash News

KRYESORE

“Nëse janë trafikantë, do kërkoj falje publike”, deklarata e Saimir Tahirit për Habilajt në 2015-ën te ‘Top Story’

“Nëse janë trafikantë, do kërkoj falje publike”,

Që prej vitit 2015-të, Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me familjen Habilaj, që sipas opozitës janë të lidhur me krimin. Akuzat e opozitës ndaj Tahirit kulmuan me publikimin e faktit se ish-ministri i kishte shitur makinën Habilajve, por nuk kishte ndryshuar pronësinë, duke i ndihmuar në trafikun e drogës.

Më 24 shtator të 2015-ës, në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, Tahiri do të deklaronte përpara analistëve Arjan Vasjari dhe Skënder Minxhozi, se Habilajt nuk kishin asnjë precedent penal dhe në rast se e kundërta do të konfirmohej nga policia, ai do të kërkonte falje publike.

“Unë do të ndihesha i goditur moralisht nëse personat në fjalë rezultojnë se ata janë trafikantë, unë do i kërkoj falje publikut, i kam shitur makinën disa trafikantëve. Do i thoja publikut kam gabuar se i kam shitur makinën disa trafikantëve”, ka deklaruar dy vite më parë Tahiri.

Në atë emision, Tahiri pranoi gjithashtu se e kishte përdorur sërish makinën ‘Audi’, pasi ua kishte shitur Habilajve, për një vizitë personale në Greqi, për të mos shpenzuar paratë e shtetit.

Sot, një prej anëtarëve të familjes Habilaj, Moisi Habilaj, është arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni ku u sekuestrua drogë në vlerën e 20 milionë eurove.

Deri më tani, asnjë falje publike nuk ka patur nga ish-ministri Tahiri.

Përndjekja për shkak të Habilajve, flet Dritan Zagani: U arrestova nga Tahiri; a e do mbështesë ish-ministri sekuestrimin e pasurisë?

“Jam biznesmen, jo trakant”, si i justikonte Artan Habilaj akuzat e PD-së në 2015. Lidhja me Saimir Tahirin

 

 

Të fundit