Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Nëse më pyesin a qave me lot…’, Artan Imami: Çfarë ndjeva kur pashë teatrin të shembej
Në një intervistë për Report TV, aktori Artan Imami tregon përjetimet që ndjeu në momentin kur pa se po shembej godina e teatrit, por ka edhe një apel për shoqërinë: “Asnjë njeri, nuk mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend. Nuk mundet dot, askërkushi nuk e ka fuqinë të ndalojë një brez të ri i cili po pret”.
Rrëfimi i plotë:
Në 17 Maj 2020 rreth orës 09:30, u zgjova nga gjumi dhe gjëja e parë siç është zakoni, pashë se kush më kishte marrë në telefon dhe pashë që kishte marrë Drejtori i Teatrit Kombëtar. Në orën 05:05 të mëngjesit. I shqetësuar hapa telefonin dhe e pyeta: çfarë ka ndodhur?
"Pse nuk e ke marrë vesh", - më tha mua.
"Jo", - i thashë unë.
"Hape pak televizorin", - më tha.
Hapa televizorin dhe pashë momentin kur ballina e Teatrit po rrëzohej. Se ç'ndodhi më vonë, të gjithë jemi dëshmitarë. Nëse dikush do më pyeste se ç'ndjeva në ato momente, nëse qava me lot. Do i them: Jo. Jo, sepse keqardhjen për atë Teatër, keqardhjen si emocion e kam ndarë bashkë me kolegët e mi, për dhjetëra vite. Kur flas për kolegë, e them duke u mburrur, sepse ata kanë qenë mësuesit e mi. Duke u nisur që nga i shtrenjti, më i shtrenjti për mua, Sulejman Pitarka apo Kadri Roshi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa. Ata që kanë qenë moshatarë me mua. Unë në Teatër tashmë kam jetuar për pothuajse mbi 30 vite. Që nga ajo kohë, më parë se ajo kohë kemi qenë dëshmitarë se si Teatrit i binte çatia, i rrëzoheshin muret. E megjithatë, megjithëse ne bërtisnim të bëhej diçka për atë Teatër, përveçse arnave, nuk na u dha asnjëherë mundësi t'i vishnim një kostum të ri, apo ta shëndoshnim në një mënyrë. I adaptuar për të qenë Teatër, i mbajtur prej artistëve, krijuesve, prej atyre që duke jetuar e punuar aty brenda ai mbahej në këmbë.
Para rreth 2 vjet e gjysmë, ne u larguam nga ai teatër për në një teatër tjetër më modest, më spartan, në pritje, që premtimi i bërë për ngritjen e një Teatri të ri të bëhej realitet. Që nga ajo kohë kanë kaluar 2 vjet, ka ndodhur një protestë. Ka pasur shumë njerëz të cilët kanë dyshuar në ndershmërinë e premtimit të pushtetit të sotëm. E kanë futur këtë projekt të mirëpritur dhe të kaq shumë pritur në lloj-lloj teorish konspirative. Ka ndryshuar sikurse edhe unë ndryshoj. Nuk i jap besim të plotë pushtetit ditët e sotme ku opozitën na duhet ta bëjmë ne. Por edhe sikur opozita të themi, ajo tradicionale të bënte detyrën e vet, ne do të kërkonim gjithmonë e më shumë që premtimi jo vetëm të bëhej realitet, por të ishte maksimalisht në të tëra pikëpamjet. Jo vetëm estetikisht, por sidomos çfarë do të kishte Teatri brenda asaj ndërtese.
Ata të cilët edhe mbas takimeve të shumëpërsëritura me kryetarin e bashkisë, me njerëzit që janë kompetentë dhe flas për institucionet tona, inxhinierë, konstruktorë, arkitektë, më në fund u bindën që asaj godine, e cila po të kishte gojë do të thoshte - më keni lodhur shumë, kam mbajtur në kurriz shumë më tepër vite sesa jeta ime natyrore më lejonte dhe dua të largohem me dinjitet – të gjithë këtyre njerëzve duhej t’u ishte mbushur mendja që asaj godine i duheshin bërë nderet e fundit ashtu siç e meritonte. Siç e meritonte me atë dinjitet që ajo përfaqësonte dhe pavarësisht se ishte dobësuar, sidomos kohët e fundit. Megjithatë unë i falënderoj ata të cilët ngelën dyshues deri në fund, sepse ata bënë që projekti të përmirësohej dhe kjo gjë do të vazhdojë deri në ditën e inaugurimit , të prerjes së shiritit të atij teatri të ri që do të ngrihet në atë vend, që është vendi i Teatrit Kombëtar. Nuk ka vend tjetër për Teatër Kombëtar, për teatro të tjerë po, mund të ketë vende, por për Teatrin Kombëtar është vetëm ai vend. Premtimi është që do të ndodhë shumë shpejt. Asnjë njeri, asnjë vullnet, i mirë dhe sidomos i keq, nuk mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend. Nuk mundet dot, askërkushi nuk e ka fuqinë të ndalojë një brez të ri i cili po pret. Ne të tjerëve që na ka vajtur jeta pa luajtur ditë pas dite, pa u takuar me publikun ditë pas dite, në një ambient ku nderohen ata, nderohen dramaturgët e mëdhenj, nderohet arti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38