Flash News

KRYESORE

“Nëse ndodh ndonjë emergjencë, Shqipëria është pa drejtues të ushtrisë”, Ministri turk i Mbrojtjes: ‘Vëllait të vogël’ i vijmë në ndihmë për dy orë

“Nëse ndodh ndonjë emergjencë, Shqipëria

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Dashnor Dervishi ka rrëfyer disa nga momentet e takimeve që ai ka zhvilluar gjatë detyrës së tij në këtë shtet. Një moment që veçon Dervishi është dreka e shtruar nga ish-ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Sabahatin Çakmakoglu, për homologun e tij Ilir Gjoni dhe drejtuesit më të lartë të ushtrisë shqiptare.

Dervishi rrëfen për ‘Panoramën’ se si ministri Çakmakoglu i ishte përgjigjur batutës së tij se nëse ndodh ndonjë emergjencë në Shqipëri këto ditë, vendi është pa drejtues ushtrie.

“Në rast se te shtëpia e “vëllait tonë të vogël” do të ndodhte ndonjë gjë, ju siguroj se kështu siç jemi këtu, të gjithë së bashku, nuk na duhen më shumë se dy orë që të jemi në Shqipëri”, iu përgjigj ministri truk ambasadorit shqiptar.

Dashnor Dervishi thekson se trajtimi që u bëhet ambasadorëve shqiptar në Turqi nuk është e ngjashme me asnjë vend tjetër të botës.

Reagimi:

Mbas dy javësh, në Ankara mbërriti një delegacion i madh nga Ministria e Mbrojtjes, në krye të të cilit ishte ministri Ilir Gjoni. Në delegacion bënin pjesë të tre komandantët e Ushtrisë (tokë, ajër, det), që të tre të shkollës turke, si dhe drejtuesit kryesorë të drejtorive të Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Nga data 31 tetor deri më 1 nëntor delegacioni vizitoi shumë qendra të rëndësishme të ushtrisë turke dhe bisedoi e mori takim me personalitetet më të larta të ushtrisë dhe qeverisë. Në një nga drekat zyrtare, të shtruar për nder të delegacionit shqiptar, ishin të pranishëm nga pala turke, përveç ministrit, edhe shumë gjeneralë dhe drejtues të ministrisë, homologë të palës shqiptare.

Dreka kaloi në një atmosferë mjaft të këndshme, ku nuk mungonin herë pas here edhe përshëndetjet zyrtare, apo humori. Përfitova nga atmosfera miqësore dhe ngrita gotën edhe unë për të bërë një përshëndetje. Falënderova për mikpritjen tepër të ngrohtë, shpreha kënaqësinë për rezultatet pozitive të arritura gjatë bisedimeve dhe besimin tim se në të ardhmen kemi akoma shumë për të bërë. Në fund, si me humor, për të treguar rëndësinë që vendi ynë i jep marrëdhënieve me Turqinë edhe në fushën ushtarake, vura në dukje përbërjen e gjerë të përfaqësimit të delegacionit tonë, aq sa sikur të ndodhë ndonjë emergjencë në Shqipëri këto ditë, vendi është pa asnjë drejtues të ushtrisë.

Mbas pak, u ngrit Ministri i Mbrojtjes, Sabahatin Çakmakoglu, i cili bëri përshëndetjen e rastit. Duke përfunduar, ai u kthye nga unë dhe shtoi: “Për sa i përket shqetësimit tuaj ambasador, ju them që të rrini i qetë, duke ju deklaruar, se në rast se te shtëpia e “vëllait tonë të vogël” do të ndodhte ndonjë gjë, ju siguroj se kështu siç jemi këtu, të gjithë së bashku, nuk na duhen më shumë se dy orë që të jemi në Shqipëri

Të fundit