Flash News

KRYESORE

Nëse një burri do t`i nxjerrësh sekretet çoje në stadium, princi William tregon pa dashje gjininë dhe emrin e bebit

Kate Middleton dhe princi William do bëhen prindër për herë të tretë dhe princi aksidentalisht ka zbuluar emrin e bebit që presin dhe gjininë po ashtu.

William ndodhej në stadium duke ndjekur ekipin 'Aston Villa' dhe kur u shënua një gol nga lojtari 22-vjeçar Jack Grealish, princi nga qejfi filloi të brohoriste.

“Do të ngul këmbë që bebin ta quajmë Jack”, mësohet të ketë thënë princi William në momentin e euforisë pasi është shënuar goli. Më pas është munduar ta rregullojë ‘gabimin’ duke u shprehur:“Ose Jackie”.

 

Të fundit