Flash News

KRYESORE

"Nëse nuk më votoni edhe këtë vit, do shihemi në gjyq", Elhaida sqaron të vërtetën e 'Këngës Magjike'

Një foto e Elhaida Danit i ka ngatërruar të gjithë, pasi këngëtarja ka 'kërcënuar' kolegët e saj se nëse nuk e votojnë do i padisë dhe do i çojë në gjyq. “Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do të shihemi në gjyq,” - shkruan Elhaida krahas fotos që ka postuar në Instagram me Arditin dhe Enin.
Kujtojmë se vitin e shkuar, Elhaida ishte pretendente për çmimin e parë, por e fitoi Anxhela Peristeri. Por, e gjitha kjo ka qenë një shaka nga ana e këngëtares shkodrane, e cila ka sqaruara të vërtetën duke thënë: "Hej, të dashurit e mi. Për ju që po prisni daljen time në “Kënga Magjike”, nuk do të jem pjesëmarrëse. Fotoja që postova ishte vetëm një shaka. Por u uroj shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shijojeni. Këtë vit ka këngë shumë të bukura! Votoni me sinqeritet”.

Të fundit