Flash News

KRYESORE

"Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda 1 ore, dërgoni dikë të më gjejë"

"Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda 1 ore,

Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, i cili sapo ishte transferuar tek ekipi i Cardiff Cityt në "Premier League", të hënë në mbrëmje po udhëtonte drejt Uellsit në aeroplanin i cili u zhduk teksa ndodhej mbi Kanalin Anglez, La Manche.

Aeroplani "Piper PA-46 Malibu", në bordin e të cilit ndodheshin vetëm 28-vjeçari dhe piloti, doli nga radarët rreth orës 20:23 të mbrëmjes dhe pak minuta më parë, futbollisti u kishte dërguar disa mesazhe zanore të afërmve të tij.

Në mesazhet e tij ajo ka paralajmëruar se diçka e keqe po ndodh dhe nëse nuk marrin lajme për të brenda një ore e gjysëm, atëherë duhet të dërgojnë dikë që ta gjejë.

“Si jeni njerëz të mirë? Jam në një aeroplan që duket se po shkatërrohet dhe po shkoj në Cardiff. Çmenduri. Nëse nuk merrni ndonjë lajm nga unë brenda një ore e gjysmë, duhet ta dërgoni dikë të më gjejë. Kam shumë frikë!”, thuhej në mesazhin e Sala, sipas burimeve të "DailyMail".

Mësohet gjithashtu se me të njëjtin aeroplan, sulmuesi kishte udhëtuar nga Cardiffi në Francë të dielën dhe ishte ankuar për pasiguri. Sapo kishte hipur në aeroplan për t’u kthyer në Angli, futbollisti u kishte shkruar shokëve të tij se aeroplani bënte zhurma të çuditshme.

Ndërkohë, Policia e Guernseyt ka gjetur disa objekte që lundronin mbi ujë, por nuk ka arritur të konfirmojë nëse kanë qenë nga ai aeroplani ku ndodhej argjentinasi.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë rifilluar sërish kërkimet sot në mëngjes.

Të fundit